Bashkohen Shqiptarët e Zarës: Të gjithë votat tona për Erminën


Zarë, 22 Mars 2024.

Shqiptarët e Zarës vendosën unanimisht te mbështesin kandidaturën e zonjës Ermina Lekaj Prljaskajt në rikandidimin e saj si deputete në Parlamentin Kroat, në zgjedhjet Parlamentare të 17 Prillit, 2024.

Ky vendim u mor më 22 Mars 2024, në mbledhjen e  Këshillit të Pakicës Shqiptare të qytetit te Zarës, dhe me pjesëmarrjen e mjaft anëtarëve të mbarë komunitetit të Shqiptarëve që banojnë në këtë regjion dhe që janë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e nga mbarë Evropa. Kjo mbledhje u zhvillua në qytetin e Zarës dhe vendosi njëzeri mbështejten e kandidaturës së zonjës Ermina Lekaj Prljaskaj si deputete në Parlamentin Kroat, në zgjedhjet Parlamentare të 17 Prillit, 2024.

Motoja e kësaj mbledhje ishte: Të gjithë shqiptarët do të votojnë Shqip, do të votojnë deputeten më të suksesshme Shqiptarë në Pralamentin Kroat, do të votjnë zonjën Ermina Lekaj Prljaskaj.

Në këtë mbedhje u diskutua rreth planit të masave që duhën marrë, rreth aktiviteteve dhe takimeve që do të organizohen për të motivuar votuesit në mbeshtjetje të kandidaturës së Ermina Lekaj Prljaskajt.

Kjo mbledhje e Këshillit të Pakicës Shqiptare të qytetit të Zarës zgjodhi Këshillin drejtues te fushatës, Kryesinë e këtij këshilli, si dhe u caktuan detyra konkrete për ndjekjen dhe zhvillimin e aktiviteteve të kesaj fushate elektorale gjatë javëve në vijim.

Në deklaratën e kësaj mbledhje thuhet se vota jonë si shqiptarë për Erminën është obligim dhe detyrë morale, qytetare dhe kombëtare, ndaj u bëjmë thirrje të gjithë bashkë-kombasve që jetojnë në Zarë dhe në mbarë Kroacinë të bashkojnë votat e tyre rreth kandidaturës së Erminës pa dallim feje apo ideje politike.