Sot është dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Në këtë ditë feste për kombin shqiptar, botën katolike dhe njerëzimin, Shenjtërimin e Nënë Terezës, ne kujtojmë dhe nderojmë me respekt veprën e Saj të ndritur dhe të paharruar, shembullin e jashtëzakonshëm të humanizmit dhe dashurisë në veprim.

Shën Nënë Tereza, simboli i nënës shqiptare, do të jetë përherë frymëzim për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe, siç thoshte vetë Ajo.

Anton Dedaj

Konsull Nderi i Republikes se Shqiperise ne Zarë, Kroaci.