27 Maj 2023 – Z. Anton Dedaj, Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë për Qytetin dhe Prefekturën e Zarës mori pjesë në premierën e baletit “LA STRAVAGANZA / NOCES” të koreografit të famshëm francez me origjine shqiptare, Angelin Prejlocaj. Kjo premierë u shfaq në Teatrin Kombëtar të Baletit Kroat në Split të Kroacisë. Ai ishte i ftuar special nga Drejtori i këtij Teatri, z.Ilir Kerni.

Në këtë premiere morën pjesë gjithashtu  zj.Ermina Lekaj Prljaskaj, Deputete e Parlamentit Kroat dhe Kryetare e Grupit të Miqësisë Ndërparlamentare Kroaci-Shqipëri, deputetë të Parlamentit Kroat, si dhe mjaft zyrtarë të tjerë të lartë e artistë të famshëm. Të ftuar nderi në këtë premierë ishin edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci z. Riza Poda, Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Prof. Milaim Fetaj, si dhe Ambasadori i Francës dhe ai i Austrisë të akredituar në Republikën e Kroacisë.