“Të nderuar vëllezër dhe motra te besimit islam qe banoni ne Zare dhe ne mbare Kroacine, pranoni urimet e mia më të sinqerta per fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Uroj që ky muaj të jetë muaj i faljes, i lutjes dhe i dashurisë, ndaj njeri-tjetrit. Le të shërbejë, ky muaj në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për njerzit ne nevoje, per femijet dhe  familjen si institucion, dhe per të gjithë qytetarët. Muaji i Ramazanit është muaji që kultivon virtyte te larta njerëzore, është muaji që promovon paqen, dashurinë, mirëkuptimin, dhe harmonin ndër vëllazërore. Ju uroj agjerim të lehtë dhe shëndet të mire”.

Anton Dedaj

Konsulli i Nderit i Republikes se Shqiperise per prefekturen dhe qytetin e Zares