Konsulli i Nderit i Republikes se Shqiperise per prefekturen dhe qytetin e Zares, zoti Anton Dedaj, permes nje deklarate per shtyp ka uruar shkelqesine e saj Vjosa Osmani  për marrjen e postit te larte te Pesidentes se Republikes se Kosoves.“Me rastin e zgjedhjes Tuaj Presidente e Republikës së Kosovës, në emër të Konsullates se Nderit qe une kryesoj, ne emer te te gjithe Shiptareve te Zares dhe krejt Shqiptareve qe jetojne ne Kroaci, dhe në emrin tim personal, Ju uroj suksese në detyrën Tuaj të lartë, të nderuar dhe fisnike”, shkruhet në urimin e Konsullit te Nderit, zotit Anton Dedaj.
“Jam i bindur se vizioni, ambiciet dhe energjitë Tuaja, të bashkuara me përvojën në drejtimin e institucioneve të rëndësishme të Republikës, do t’i garantojnë Kosovës një lidership të fortë, të qëndrueshëm e largpamës,  popullit kosovar unitetin e harmoninë e nevojshme dhe institucioneve e forcave politike bashkëpunimin produktiv për të ecur përpara”.
Ndër të tjera, zoti Dedaj ne kete deklarate per shtyp nenvizon se:
“Kosova do të përballojë e kapërcejë me sukses sfidat e vështira dhe detyrat madhore të zhvillimit, përparimit, mirëqenies,  integrimit euro-atlantik,  rritjes së njohjes ndërkombëtare dhe kontributit  për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon e më gjerë”.