Pashkë të gëzuara, për shumë mote!

Konsulli i Nderit i Repulikës së Shqipërisë për prefekturën dhe qytetin e Zarës, zoti Anton Dedaj, pëmes një deklrate për shtyp, percjell këtë urim për festën e Pashkëve. Në këtë deklaratë thuhet: “Për të gjithë besimtarët e krishterë katolikë, urime të përzemërta për festën e Pashkëve! Mesazhi i kësaj feste le të jetësohet përditë në mesin tonë. Le të ketë përkushtim të shtuar për të forcuar dashurinë e respektin mes njerëzve dhe për të ruajtur bashkëjetesën.

Si në çdo kremtë tjetër, edhe në këtë ditë të veçantë në kalendarin e kishës katolike, urojmë që gëzimi dhe lumturia e ditëve festive të jetë pjesë e pandashme e çdo dite të vitit për secilin njeri. Harmoni e mbarësi për çdo familje! Pashkë të gëzuara, për shumë mote!”