Keshilli i Pakices Shqiptare te Zares, permes nje deklarate te leshuar nga kryetari i ketij Keshilli, zoti Anton Dedaj, ka reaguar për tërmetin e fuqishëm me madhësi 6.4 të shkallës Rihter që goditi pasditen e sotme, (e marte 29 Dhjetor 2020.) në qytetin Petrinja

Në emër të ketij keshilli, u shpreh zoti Dedaj, dhe në emrin tim personal ju shpreh solidaritetin dhe mbështetjen për përballimin e pasojave të tërmetit të 29 dhjetorit, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në qytetin Petrinja. Shpreh bindjen se banorët e qytetit të Petrinjës do t’í përballojnë me sukses pasojat dhe vështirësitë e krijuara nga tërmeti, kjo sfidë e natyrës. Lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave.