NDAHET NGA JETA ZOTI IVICA MATEŠIĆ JEREMIJA, PERSONALITET I SHQUAR I ARBERESHEVE TE ZARES

Te Marten me 23 Qershor 2020, Arbereshet e Zares, Shqiptaret e Zares dhe mijera qytetare Kroat nga Zara dhe mbare Kroacia, i dhane lamtumiren e fundit  shkrimtarit, ushtarakut dhe diplomatit te karrieres, Ivica Matešić Jeremija.

Vdekja e parakoheshme e ketij Arbereshi fisnik, i cili ishte nje personalitet i njohur ne Zare dhe mbare Kroacine hidheroi jo vetem familjen  e tij, por edhe mbare komunitetin Arberesh dhe ate Shqiptar.

Ivica Matešić Jeremija me punen dhe veprimtarine e tij si ushtarak, diplomat karriere ne Tirane, Shkup, Rome e vende te tjera, si dhe shkrimtar; qe shnderruar ne nje ure te forte lidhese mes Arberesheve, Shqiptareve dhe Kroateve.

Punet e tij te mira ne dobi te komunitetit Arberesh si dhe ate Shqiptar do te mbahen mend gjate.

Ai u percoll per ne banesen e fundit me nje funeral madheshtor ashtu sic e meritonte, ku moren pjese mijera qytetare e mjaft personalitete te njohura te politikes, kultures, diplomacise dhe ushtrise.

Te pranishem ishin Ambasadori i Kosoves ne Kroaci, Zevendes Ambasadorja e Shqiperise, Deputetja shqiptare e Parlamentit Kroat, Ermina Lekaj Prljaskaj, si dhe mjaft personalitete te tjere.

Keshilli i Pakices Shqiptare te Zares i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes se Ivica Matešić Jeremija dhe te afermeve te tij. Pushofte ne paqe.