Shqiptaret e Zares vendosen unanimisht te mbeshtesin kandidaturen e Ermina Lekaj Prljaskajt ne rikandidimin e saj si deputete ne Parlamentin Kroat, ne zgjedhjet Parlamentare te Korrikut 2020.

Ky vendim u mor me 6 Qershor 2020 ne mbledhjen e perbashket te Këshillave te Pakicës Shqiptare të qytetit te Zarës dhe atij te Prefektures se Zares, mbledhje e cila u zhvillua ne qytetin e Zares.

Ne kete mbedhje u diskutua rreth planit te masave qe duhen marre, rreth aktiviteteve dhe takimeve qe do te organizohen per te motivuar votuesit ne mbeshtjetje te kandidatures se Ermina Lekaj Prljaskajt.

Kjo mbledhje e perbashket e Keshillave te Pakices Shqiptare te qytetit dhe te prefektures se Zares zgjodhi Keshillin drejtues te fushates, Kryesine e ketij keshilli, si dhe u caktuan detyra konkrete per ndjekjen dhe zhvillimin e aktiviteteve te kesaj fushate elektorale gjate javeve ne vijim.

Ne deklaraten e perbashket te kesaj mbledhje thuhet se vota jone si shqiptare per Erminen eshte obligim dhe detyre morale, qytetare dhe kombetare ndaj u bejme thirrje te gjithe bashkekombasve qe jetojne ne Zare dhe ne mbare Kroacine te bashkojne votatat e tyre rreth kandidatures se Ermines pa dallim feje apo ideje politike.