Vota jone per Erminen eshte obligim dhe detyre morale, qytetare dhe kombetare

Zgjedhjet e reja Parlamentare ne Kroaci qe do te mbahen ne muajn Korrik 2020, do vene ne prove edhe nje here maturine dhe mencurine e Shqiptareve, unitetin dhe dinjtetin tone si komb.

Me kete rast, Këshilli i Pakicës Shqiptare të qytetit te Zarës u ben thirrje te gjithe bashkekombasve qe jetojne ne Zare dhe ne mbare Kroacine te bashkojne votatat e tyre pa dallim feje apo ideje politike, per te rizgjedhur si deputete Ermina Lekaj Perlaskajn.

Para keter vitesh ne shqiptaret e Kroacise kemi patur nderin te hyjme ne librin e madh te historise kombetare Shqiptare si votuesit me te mencur, duke e zgjedhur Ermina Lekaj Perlaskajn si deputete ne Parlamentin Kroat. Ajo eshte shqiptarja e parë me mandat deputeti në një parlament të huaj.

Projektet qe ajo ka realizuar keto kater vite ne dobi te Kosoves e Shqiperise jane aq te shumta sa nuk do mund te kryheshin ne 20 vite.

Dhe prape tani ne zgjedhjet e Korrikut 2020 kemi rastin qe me mencurine dhe ndjenjen tone te larte kombetare te bashkohemi rreth kandidatures se Ermines. Ti leme menjane ndasite e ta zgjedhim serish ne Parlament bijen e Prizrenit, deputeten e Kroacisë qe na ka bere e po na ben perdite krenar te gjitheve me punen dhe veprimtarine e saj te palodhur ne dobi te komunitetit Kosovar e Shqiptar ketu ne Kroaci e te ceshjtes shqiptare ne teresi.

Kete radhe situata nuk eshte dhe aq e lehte, pasi pakicat e tjera kombetare si  ato boshnjake e te tjera jane me te shumte ne numer dhe jane fuqizuar, por besojme shume se ne te gjithe se bashku do te influencojme jo vetem tek bashkekombasit tone por edhe tek miqte tone boshnjake apo te tjere qe voten e tyre ta hedhin per deputeten tone te nderuar e cila keto kater vite me punen dhe arritjet e saj na ka bere te gjitheve te ndjehemi krenare qe perfaqesohemi aq denjesisht nga kjo intelektuale e mirefillte, aktiviste e palodhur dhe shqiptare e mencur.

Ermina na ka bere e do na beje krenar kur ta degjojme serish zerin e saj aty ne ate salle me 151 deputetë në parlamentin e Kroacisë tek rrezaton mencuri dhe shqiptari te pashoqe.

Vota jone per Erminen eshte obligim, detyre morale dhe qytetare. Ndaj le ta kryejme kete obligim. Kjo nuk eshte per Erminen eshte mbi te gjitha nder dhe detyre per ceshtjen tone kombetare Shqiptare.